Golem, atentat me eksploziv kryekomunarit

24/09/2013 00:00

Kryetari i komunës Golem, Agron Agalliu i shpetoi mengjesin e të martës
një atentati me eksploziv që u vendos ne automjetin e tij.

Lenda eksplozive, e llojit tritol ishte vendosur në automjetin e parkuar para shtepise se tij dhe ra ne toke sapo mjeti u vu ne levizje. Por mekanizmi per fat te mire nuk funksionoi dhe nuk shpertheu.

Kryekomunari nuk i vuri rëndësi objektit që i ka rënë nga mjeti dhe ka vijuar rrugën për në Berat, ndërkohë personat që e kanë konstatuar, fqinjë të Agalliut, kanë njoftuar policinë. Sipas burimeve policore lokale, lënda plasëse nuk është vendosur mirë dhe ka rënë në tokë sapo automjeti është ndezur dhe ka lëvizur. Kjo për shkak edhe te menyres amatore në vendosje nga ana e autorit.

Megjithate nuk eshte perjashtuar fakti se autori mund ta ka vene enkas per paralajmerim, pa dashur te funksionoje mekazimi i shperthimit. Kreu i komunes i tha Top Channel se nuk i ka dhënë rëndësi kësaj ngjarjeje dhe nuk mendon se është në kushtet e kërkimit të mbrojtjes nga policia, përderisa nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Eksploziv makinave në parking

Policia e Tiranës ka vazhduar hetimet në lidhje me shperthimin e fuqishem te eksplozivit qe ndodhi mbrëmjen e së hënës ne Tirane dhe qe tronditi banorët pranë zonës së Liqenit Artificial. Pista kryesore e hetimit mbetet konflikti i pronesise per parkingun ku ndodheshin dy automjetet.

Pas marrjes ne pyetje të një numri te madh deshmitaresh dhe te personave te demtuar ne ngjarje, rezultoi se nje prej pronareve te automjetit kishte nje borxh te papaguar ne fushen e biznesit te ndertimit.Por edhe kjo piste nuk e dergoi policine drejt autorit te vendosjes se eksplozivit.

Ne te dyja rastet per policine duket qarte se, sasia e pakte e vendosjes eshte nje paralajmerim per kedo qe kane qene objektivi i krimit.

Vendosja e eksploziveve eshte kthyer ne nje arme te re te fuqishme ne krimin ne vend, duke patur parasysh se ne vendiin e ngjarjes nuk mbeten prova. Pavaresisht hetimeve te forcave anti-ekpsloziv, ne pjesen me te madhe te rasteve nuk arrihet te zbulohet origjina e ketij eksplozivi dhe ne te gjitha rastet e fundit, asnjehere policia nuk ka mundur dot te bjere ne gjurme te ndonje autori. Por te pakten ne dy raste ato kane patur karakteristikat e nje akti terrorist pasi ekzplozivet jane shperthyer ne mjedise publike, si ne parking apo ne autostrade.

Top Channel