Tre të vdekur në tre aksidente rrugore

23/09/2013 00:00

Shtohet frikshëm bilanci i viktimave në aksidente automobilistike. Në më
pak se një orë, dy persona kanë humbur jetën në dy ngjarje të ndryshme
rrugore, mëngjesin e së hënës, në qarkun e Durrësit. Një 45-vjeçar u
aksidentua në sektorin “Iliria” të plazhit të Durrësit, ndërkohë që në
Fushë-Krujë mbeti e vdekur një 24-vjeçare dhe u plagos bashkëshorti i
saj.

45-vjeçari Asllan Myrtaj, banues në Plazh po lëvizte me biçikletë, kur është përplasur nga një automjet tip Fiat Punto i cili drejtohej nga shtetasi Afrim Kapllani, 34 vjeç nga Shkallnuri. Ndërkohë në Fushë-Krujë një furgon ka përplasur çiftin e të rinjve Bakalli, të cilët ishin këmbësorë dhe kishin dalë ndanë rrugës për të gjetur një automjet dhe lëvizur drejt Durrësit.

Si rezultat, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja Entela Bakalli dhe është plagosur bashkëshorti i saj, Bardhyl Bakalli i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet policore kanë ndaluar drejtuesit e dy mjeteve të përfshira në aksident, ndërsa bëhet e ditur se në këto ngjarje me pasojë vdekjen shkak kryesor ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara gjate levizjes në zona të banuara.

Nje tjeter aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier.

Viktima Spiro Gega, 65 vjeç nga fshati Kolonjë, pasi ka kaluar trafikndaresen në autostradë, i kishte mbetur edhe një pjesë rrugë për të kaluar.

Mesa duket nuk ka llogaritur mire shpejtesine e mjeteve qe ecnin ne autostrade dhe nje prej tyre e ka perplasur per vdekje. Sipas policise lokale, drejtuesi i mjetit eshte nje efektiv i forcave te policise Tirane, emri i te cilit per momentin nuk behet i ditur. Pas perplasjes, se kembesorit ne autostrade, drejtuesi i mjeteit e ka marre dhe e ka derguar ne spitalin e Lushnjes per ndihme mjeksore .Per shkak te plageve te marra 65-vjeçari nuk ka mundur te jetoje.

Drejtuesi i mjetit qe shkaktoi aksidentin eshte vetedorezuar ne polici. Ky nuk eshte rasti i pare i aksidenteve te tilla ne autostraden Lushnje-Fier. Banoret e zones kapercejne trafikndareset ose ne zona te veçanta pa marre parasysh rreziqet.

Top Channel