Tiranë, trotuaret e bllokuara

23/09/2013 00:00

Hapësirat publike përbëjnë ende një problem për qytetarët e Tiranës. Nga
nje vezhgim i bere ne zonen e ish-Bllokut që cilësohet si një nga më
problematiket në kryeqytet, në shumicën e rrugëve të kësaj zone,
trotuaret jane të bllokuara dhe të zaptuara nga tavolinat e karriget e
lokaleve.

Edhe pas aksioneve te Bashkise ne muajt korrik dhe gusht te ketij viti situate nuk ka ndryshuar perveç diteve ne te cilat zhvilloheshin aksionet dhe kontrollet nga autoritetet e Policise Bashkiake. Sipas deklaratave te Pergjegjesit te sektorit te ligjshmerise fiskale ne Policine Bashkiake gjate muajit gusht, z. Bashkim Koçi, baret, lokalet dhe te gjitha subjektet qe kryejne aktivitetin e tyre ne trotuare brenda dates 31 gusht do te largoheshin totalisht.

Per lirimin e trotuareve, perfaqesuesit e Policise Bashkiake u zotuan se do te behej, jo vetem ne zonen e ish-Bllokut, por ne te gjithe territorin e Tiranes ku ekziston nje problem i tille. Duke pare situaten aktualisht subjektet vazhdojne te kryejne aktivitetet e tyre neper trotuaret e tyre, nderkohe qe ndaj tyre nuk eshte marre asnje mase. Autoritetet perkatese, te kontaktuara nga Top News refuzojne e te japin nje pergjigje per problemin.

Hapesirat publike mbrohen me ligj, ku parashikohet pastrimi dhe krijimi i kushteve optimale higjieno-sanitare te tyre. Perdorimi i tyre lejohet kundrejt nje tarife te vendosur nga Bashkia. Ne muajt e veres, Policia Bashkiake beri publik nje plane veprimi per lirimin e hapesirave publike per te gjitha subjektet qe nuk kane paguar tarifen perkatese apo kane dale jashte normave te lejuara. Sipas ketij plani, vemendja me e madhe do te perqendrohej tek zonat me te ngarkuara e me pas tek ato ku ka me pak levizje automjetesh dhe kembesoresh.

Top Channel