Votuesit zviceranë vendosën që të mbajnë në fuqi shërbimin e detyrueshëm ushtarak, treguan “exit-polls” e referendumit kombëtar të mbajtur këtë të dielë.
Të dhënat e para, ndonëse jo zyrtare tregojnë se një shumicë e bindshme e zviceranëve kundërshtuan planet për heqjen e këtij shërbimi.
Autoritetet kishin propozuar këtë referendum pasi kostoja e ushtrisë është e lartë për arkat e shtetit, ndërsa gjithmonë e më shumë të rinj ankohen se shpërdorojnë kohën e tyre gjatë rekrutimit.
Megjithatë, mbështetësit e regjistrimit të detyruar pretendojnë se pasja e një ushtrie të fortë dhe të përgatitur është një kusht i domosdoshëm për ruajtjen e statusit të Zvicrës si një vend neutral në të gjithë konfliktet ndërkombëtare.
Zvicra ushtron një formë të demokracisë direkte nëpërmjet referendumeve të shpeshta, që pyesin shtetasit për një sërë çështjes së ndryshme.
Në zgjedhjet e së dielës, në kantonin e Tiçinos votohej edhe për ndalimin e perxheve që mbulojnë të gjithë fytyrën në vendet publike, për vaksinimin e detyruar dhe orarin e mbajtjes hapur së dyqaneve.
Top Channel