15 vjet nga vrasja e Krasniqit

21/09/2013 00:00

15 vjet me parë, në 21 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë u ekzekutua Ministri i Mbrojtjes së qeverisë së Kosovës, Ahmet Krasniqi.

Në këtë përvjetor, familjarë dhe miq të tij mbërritën nga Kosova dhe bënë homazhe në varrezat e Sharrës, atje ku prehet kolonel Krasniqi.

Ata kërkuan sërish nga autoritetet e Tiranës, por edhe ato Prishtinës zbardhjen e së vërtetës së ekzekutimit të tij, ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite është e rrethuar me mister.

Ata akuzuan për neglizhencë organet e drejtësisë në Shqipëri dhe Kosovë dhe thanë se e dinë të vërtetën e atij atentati, por që deri më sot askush nuk ua ka thënë.

Vrasja e Ahmet Krasniqit pasonte një tjetër ngjarje të rëndë, atë të vrasjes së Azem Hajdarit, vetëm 10 ditë më parë, ndërkohë që në Kosovë, UÇK kishte nisur luftën ndaj makinerisë serbe.

Top Channel