Veliaj: Do të mbështesim “Call Center” dhe manifakturën

20/09/2013 00:00

Gjatë një vizite në punëdhënësin më të madh për të rinj në fushën e
‘Call Center’, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj e
cilësoi teknologjinë e informacionit një nga fushat me potencialin më të
madh për punësimin e të rinjve shqiptarë.

Si e tillë, kompanitë që operojnë në këtë fushë dhe që punësojnë një numër të caktuar të rinjsh do të mbështeten për të zgjeruar edhe më tej aktivitetin e tyre, përmes subvencionimit në sigurimet shoqërore.

“Ne kemi aktualisht një fond shumë modest punësimi.Propozimi yne eshte qe te rrisim fondin e punesimit ne buxhetin e ri te Qeverise, kjo do të thotë që ne do te subvenciononim kompanite duke paguar sigurimet shoqerore per ato kompani qe marrin mbi nje numer te caktuar punonjesish te rinj. Kjo e ben krahun e punes akoma me te lire ne Shqiperi”, tha Veliaj.

Një tjetër sektor i rëndësishëm për zhvillimin e punësimit, sipas ministrit Veliaj është ajo e manifakturës.   

“Në këtë fazë ku jemi, parashikojmë që 12 mijë vende pune në industri tekstike dhe të këpucëve, Shqipëria nga tregu italian ka një hapësirë të konsiderueshme dhe është sot hapsira më tërheqëse për tregun italian”, tha Veliaj.

Sipas ministrit Veliaj rritja e taksave në Itali e bën më tërheqës vendin tonë për thithjen e bizneseve në Call Center, industri tekstile dhe këpucë.

Top Channel