Importi i plehrave, AKIP përshëndet vendimin

20/09/2013 00:00

Aleanca Kundër Importit të mbetjeve e cilëson projektligjin e Qeverisë
së re për ndalimin e importit të mbetjeve një vendim të rëndësishëm në
mbrojtje të jetës dhe ambientit.

Një ditë pas reagimit të Shoqatës së Ricikluesve të Shqipërisë sipas të ciles, ata nuk importojne plehra por mbetje te riciklueshme dhe se ky ndryshim ligji do ta falimentonte kete industri, duke prodhuar pasoja sociale dhe mjedisore, Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve thotë se ai i hap rrugë rritjes se riciklimit te mbetjeve në vendit.

“Riciklimi do te marre hov ne Shqiperi sepse do te gjenerohen dhe perpunohen mbetjet e vendit. Nga 5 per qind do arrihet ne 30-40 per qind riciklim. Eshtë një pretendim fals ceshtja e deshtimit te industrise se riciklimit dhe uljes se punesimit”, thotë ambientalisti Lavdosh Feruni.
 
Pas një fushate intensive në qytete të ndryshme të vendit, Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve arriti të mblidhte 60 mijë firma për mbajtjen e një referendumi. Por kalimi në Parlament i projektligjit të marrë në ditën e parë të mbledhjes së qeverisë së re amendon ligjin ekzistues duke ndalur propozimin e Qeverisë Berisha për importin e mbetjeve.

Top Channel