Bashkia e Beratit, libra falas fëmijëve romë

20/09/2013 00:00

Tashme është bërë traditë që çdo vit të ri shkollor bashkia Berat ka
pajisur me libra shkollor nxënës në nevojë që ndjekin mësimet në
shkollat e qytetit të Berat.

Kete vit te ri shkollor Bashkia ka perzgjedhur nxenes nga komuniteti rom te cilet i ka pajisur me paketen e plote te librave. Ne aktivitetin qe u zhvillua ne shkollen 9-vjeçare ne rajonin numer ne lagjen Uznove mori pjese edhe krytari i Bashkise se Beratit Fadil Nasufi.

Ne kete shkolle zhvillojne mesim 30 femije rome nga cikli i ulet deri ne ate 9-vjeçar. Kjo nisme eshte mjaft e rendesishme u shpreh krytari i Bashkise pasi shoqeria duhet te ndergjegjesoje kete komunitet qe t’i kthehet bankave te shkolles. Ne te gjithe qarkun e Beratit numri i femijeve rome te regjistruar neper shkolla eshte shume i vogel.

Top Channel