Klasat greqisht, pa libra

18/09/2013 00:00

Disa qindra nxënës të minoritetit grek në Gjirokastër dhe rrethina e kanë nisur vitin shkollor pa tekste.

Botimet nuk kanë mbërritur për asnjë prej klasave të shkollës 9-vjeçare, ndërsa për shkollën e mesme ato kanë munguar historikisht. Në Gjirokastër shkolla “Pandeli Sotiri”, shkolla më e madhe e gjuhëve të huaja që pret fëmijë nga minoriteti grek, po has vështirësi shumë të mëdha në menaxhimin e stituatës.

Librat që mungojnë për të gjitha nivelet po vështirësojnë më së shumti nxënësit e klasave fillore, ndërsa mësuesit janë përpjekur të vënë në eficencë tekstet e vjetra të grumbulluara në fund të çdo viti mësimor.

Kreu i Shoqatës së Mësuesve të Minoritetit, Pandeli Papa thotë se situata është e papranueshme dhe se bëhet fjalë për neglizhencë dhe abuzime të Ministrisë së Arsimit dhe shtëpisë botuese që ka marrë përsipër botimin e 97 teksteve për fëmijët e minoritetit. Sipas Papes vetëm një përqindje e vogël e teksteve mësimore është në proces botimi, ndërsa numri më i madh i titujve sipas informacioneve të marra në rrugë zyrtare ende nuk ka nisur botimin.

Tekstet në gjuhën greke që edhe vitin e kaluar ishin në qendër të vëmendjes për shkak të debateve rreth përmbajtjes ende nuk është e qartë se çfarë formati do të kenë.
 
Dhimitër Qiqi, botues i shtëpisë botuese ‘OMIROS’m që për vite me rradhë ka shtypur 16 tekste në gjuhën greke e quan të padrejtë atë që po ndodh për arsye sipas tij klienteliste me tekstet e shkollës në gjuhën greke, ndërsa sipas tij heqja e të drejtës për disa botues dhe kalimi i të drejtës tek disa të tjerë përveçse po dëmton procesin mësimor nuk ka respektuar as të drejtën e përthimit dhe faqosjes së teksteve.

Prej 20 vitesh në të gjitha shkollat e minoritetit 40 lendë shkencore dhe edukative të shkollës së mesme vazhdojnë të jepen me shënime për shkak se asnjëherë nuk u botuan tekstet, ndërsa ky është viti i parë kur tekstet nuk janë botuar as për ciklin fillor dhe 9-vjeçar.

Top Channel