Çudi në Lurë, tre klasa, në një

18/09/2013 00:00

Në shkollën e komunës Lure nuk ka klasë të parë dhe si zgjidhje është
gjetur që fëmijet të qëndrojnë të gjithë në një klasë, ku do jenë
fëmijët e klasës së parë, të dytë dhe të tretë së bashku. Këtë zgjidhje e
kanë kundërshtuar prindërit e fëmijevë që kërkojne mësim të rregullt.

Drejtori i kesaj shkolle 9-vjeçare, Muharrem Koçeku thotë se shkak është bërë numri i vogël i nxënësve.

“Nëse ne na ndihmon Drejtoria Arsimore me një mësues për klasën e parë, kjo do të ishte një zgjidhje shumë e mirë”, thotë drejtori.

E gjithe kjo shkolle ka shume pak femije per shkak se familjet e tyre jane shperngulur per ne zonat me te ulta

Elbasan, shkolla profesionale pa mjete

Shkolla profesionale “Ali Myftiu” në qytetin e Elbasanit e ka nisur
vitin e ri 2013-2014 me probleme në infrastrukture.

Nje shqetesim te
tille e ngre drejtoresha e ketij institucioni znj. Refiko Lushnjani, e
cila ben apel per zgjidhjen sa me te shpejte te ketij problemi. Ne shkollen “Ali Myftiu” mungojne mjetet minimale per zhvillimin e nje procesi mesimor, siç jane bankat dhe karriget, nisur edhe nga numri i larte i nxenesve qe frekuentojne kete shkolle. Drejtoresha shtron gjithashtu si problem edhe oret e praktikes qe sipas saj jane te mbipopulluara me 35-40 nxenes.
 
Ne shkollen profesionale “Ali Myftiu” ne qytetin e Elbasanit aktualisht zhvillohen 4 profile mesimore, mekanike, elektro-teknike, sherbime per mjete transporti dhe ekonomi biznes. Ne kete shkolle procesi mesimor zhvillohet me kohe te plote dhe ‘part-time’ nisur edhe nga kerkesat e larta te nxenesve. Vitet e fundit eshte vene re nje shtim i frekuentimit te shkollave profesionale.

Top Channel