“Dua më të mirën për fëmijën tim”

12/09/2013 00:00

Ajo i mban pelenat e fëmijës së saj në një çantë të markës “Hermes
Birkin”, që kushton 10 mijë stërlina. Dhe duket se për Petra Ecclestone
dhe vajzën e saj Lavinia gjërat do të ecin mbarë.

Trashëgimtarja e Formula 1 është fotografuar duke bërë pazar me vajzën e saj 7-muajshe në krahë, në dyqanet e shtrenjta të Beverly Hills.

Është e vështirë të mendohet që në moshën 24-vjeçare ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin James Stunt. Petra dukej e mrekullueshme me një palë pantallona të shkurtra që tregonin këmbët e saj elegante.

E bija e Bernie Ecclestone mbante gjithashtu veshur një këmishë me pika të zeza dhe këpucë të sheshta. Bjondja ka lindur në Britani, por teksa bënte pazar dukej më tepër si një vajzë tipike kaliforniane.

Ndërsa e bija e saj ishte veshur me të bardha dhe mbahej në krahë nga e ëma, që gjithashtu nuk ndahej nga celulari i saj “Blackberry”.

Top Channel