Beyonce, një bukuri natyrale

12/09/2013 16:55

Beyonce dhe Jay Z. sapo përfunduan një tur të gjatë pushimesh me jahtin e tyre në Detin Mesdhe.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që së bashku me pushimet përfunduan edhe postimet e 32-vjeçares në “Tumblr”.

Të enjten, këngëtarja publikoi një imazh të sajin gjatë pushimeve, në të cilën ilustrohet më së miri bukuria natyrale e Beyonce.

Pa rimel, ton e kurrfarë përkujdesje për flokët, Beyonce shfaqet tejet tërheqëse, ashtu siç jemi mësuar ta shohim pothuajse gjithmonë.

Top Channel