Edi Rama, paraditen e së martës ngjiti shkallët e Presidentës për të
zhvilluar një takim prej 30 minutash me kreun e shtetit nga ku është
emëruar si Kryeministër i Shqipërisë.

Ky zhvillin erdhi 24 ore pasi Presidenti Bujar Nishani mori kërkesën nga ana e mazhorancës për të dekretuar zotin Rama si kreun e ri të Qeverisë.

Dekreti i firmosur nga presidenti Nishani fillimisht është publikuar nga Edi Rama në rrjetin social në Facebook.


Rama poston ne Facebook foton me dekretin e Presidentit


Rama pas daljes nga Presidenca

Më pas njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës ku thuhet se  “Në bazë të propozimit të paraqitur nga koalicioni ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi sot emërimin e zotit Edi Rama si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe e ngarkoi atë me formimin e qeverisë së re.”

‘Gjatë takimit,- thuhet në vijim të njoftimit, – Presidenti Nishani i uroi zotit Rama punë të mbarë në detyrën e tij. Të dy bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje të njëjta për vijimësinë e bashkëpunimit institucional’.

Dy orë më pas nga lëshimi i këtij dekreti Departamenti i Komunikimit të PS njoftoi se Rama, në cilësinë e Kryeministrit të dekretuar ka dërguar në Presidencë kërkesën e firmosur prej tij për dekretimin e kabinetit qeveritar.

Nëse do t’i referohemi deklaratave të fundit të kreut të shtetit, dekretimi i kabinetit qeveritar nuk pritet të ketë vonesa, paçka se Kushtetuta i lë në dispozicion për këtë veprim 7 ditë kohë Presidentit të Republikës.
Të gjitha pritshmëritë janë për një dekretim nga presidenti Nishani të ministrave të propozuar nga Kryeministri Rama të ndodhë paraditen e të mërkurës.Një veprim i tillë do t’i hapte dritën jeshile të një seance parlamentare, ku Rama do të paraqesë programin qeverisës dhe votimit të Qeverisë së re nga Parlamenti.

Të nesërmen e votimit të ministrave nga Parlamenti ata do t’i drejtohen Presidencës për të zhvilluar ceremoninë e betimit përpara kreut të shtetit.

Nje dite me pare, ne Presidence ishte ish-kryeministri Sali Berisha qe dorezoi doreheqjen para se te hapej seanca e pare e Kuvendit.

Top Channel