Buzëqeshja e Julia Roberts magjeps sërish

10/09/2013 00:00

Buzëqeshja e Julia Roberts vazhdon të magjepsë. Aktorja ndodhet në
Toronto për Festivalin e Filmit, ku ka parakaluar në tapetin e kuq për
premierën e “August: Osage County”.

Roberts është fotografuar nga fotografët e shumtë, që herë e kanë fotografuar të vetme dhe herë me aktorin Dermot Mulroney, me të cilin vite më parë ka interpretuar në “My Best Friend’s Wedding”.

 

Filmi “August: Osage County” është një dramë-komedi e bazuar në një ngjarje familjare dhe ku interpretojnë edhe yje të tjerë të kinemasë si Meryl Streep, Ewan McGragor, ndërsa një prej producentëve është George Clooney.

Top Channel