Beyonce-Jay Z. ndërrojnë jahtin me barkën me rrema

10/09/2013 16:20

Beyonce dhe Jay Z. kanë dokumentuar në mënyrë të përditshme turin e tyre europian të pushimeve në rrjetet shoqërore si “Tumblr” dhe “Instagram”.

Megjithatë, për herë të parë që prej mbërritjes në Detin Mesdhe me jahtin e tyre, çifti i këngëtarëve shfaqi një thjeshtë të pazakontë.

Në vend të jahtit, këngëtarja pop dhe reperi me famë ndërkombëtare, u fotografuan në një barkë të thjeshtë me rrema.

Në çdo rast, ky ishte vetëm një devijim i shkurtër, në pushimet që siç dëshmojnë fotot e publikuara prej tyre, janë realizuar midis një luksi të shfrenuar.

 

Top Channel