Zbulohet piktura e Van Gogh

09/09/2013 17:15

Një pikturë e panjohur më parë e Vincent van Gogh është identifikuar nga muzeu që mban emrin e artistit të famshëm në Amstërdam të Holandës.

Vepra me emrin “Perëndim në Malin e madh” kishte qëndruar për vite të tëra në koleksionin privat të një pasaniku norvegjez, të cilit i ishte thënë se ajo nuk ishte e mjeshtrit holandez.

Muzeu i Amstërdamit deklaroi se piktura, në të cilën ndodhen pemë, shkurre, barishte dhe qielli, është identifikuar nga shkronjat, stili dhe materiali tipik i përdorur.

Drejtori i muzeut, Axel Rueger, gjatë një ceremonie të posaçme, e cilësoi zbulimin si një eksperiencë që ndodh vetëm një herë në jetë.

Ai tha se institucioni i drejtuar prej tij në vitin 1990 kishte refuzuar të bënte verifikimin e pikturës, pjesërisht sepse ajo nuk mbante një firmë. Gjithësesi, falë teknikave të kërkimit dhe një hetimi dyvjeçar u vërtetua se vepra ishte e artistit të madh.

Kërkuesi Teio Meedendorp deklaroi se ai vetë dhe një kolegu i tij gjetën përgjigjet për të gjitha pyetjet kyçe, të cilat bëjnë të dallueshëm një pikturë të humbur prej më shumë se 100 vitesh.

Veprës mund t’i caktohet edhe data e saktë se kur është pikturuar, pasi artisti e kishte përshkruar në një letër dërguar të vëllait, Theo, ku thoshte se e kishte bërë një ditë më parë, më 4 korrik 1888. 

Top Channel