Olivia Wilde promovon filmin ‘Rush’

09/09/2013 00:00

Filmi më i ri i regjisorit Ron Howard me titull ‘Rush’ pati premierën e tij ditën e dielë në Festivalin e Filmit të Torontos dhe ishte aktorja Olivia Wilde ajo që tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq.

29-vjeçarja shoqërohej nga i fejuari i saj, aktori Jason Sudeikis.

Filmi ‘Rush’ tregon rivalitetin mes dy pilotëve të Formulës 1: britanikut James Hunt (i interpretuar nga Chris Hemsworth) dhe austriakut Niki Lauda (i interpretuar nga Daniel Bruhl).

Olivia Wilde luan rolin e bashkëshortes së Hunt, Suzy Miller, e cila e la pilotin për aktorin Richard Burton.

Regjisori Ron Howard ka fituar çmime Oscar për regjinë e filmave ‘Frost/Nixon’ dhe ‘A Beautiful Mind’ dhe ishte i pranishëm në premierë.

Top Channel