Memoriali i 2 shekujve histori

08/09/2013 20:10

Një mesazh bashkimi kombëtar vjen nga fshati Golem, në Gjirokastër, në formën e një memoriali të veçantë, i cili përjetëson në granit emrat dhe bëmat e shumë prej personaliteteve të kësaj zone, ndër shekuj.

“Sot ka disa mangësira, për mendimin tim, edhe në histori. Ky memorial përfaqëson gjithë sakrificat dhe gjakun e derdhur, vuajtjet e shkatërrimet, që nuk janë thënë dhe janë gdhendur atje. Ajo ka ardhur si shenjë e bashkimit, vëllazërimit dhe pajtimit kombëtar. Ky ka qenë koncepti i vërtetë i këtij testimoniali. Kjo është tej së majtës dhe së djathtës, nuk ka aty ishte ky ballist, apo komunist”, tha Zagon Mustafaraj, ideator i Memorialit në fshatin Golem.

Monumenti, i cili është rreth 6 metra i lartë dhe 4 e gjysmë i gjerë, shërben si kujtesë për kontributin e dhënë, por edhe për të vënë në vend historinë, e cila sipas Z. Mustafaraj ka mangësira.

Kjo vepër përcjell edhe një apel për të kthyer sytë nga fshati i lënë në harresë, ku në 20 vitet e fundit nuk ka pasur gati asnjë investim nga qeveria.

Top Channel