E moshuara ankohet për mjekim të gabuar

08/09/2013 00:00

Një 73-vjeçare nga Korça përballet me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ndërsa ngre shqetësimin se gjendja e saj po rëndohet si pasojë e mjekimit të gabuar.

Marika Frashëri, e cila jeton e vetme, tregon se prej 7 vitesh ajo ka konstatuar përmes analizave mikrobin e stafilokokut, por askush nuk i ka dhënë mjekimin e duhur duke bërë që gjendja e saj shëndetësore të përkeqësohet.

E moshuara ka akuzuar ish-drejtorin e Qendrës së Shërbimit Mjekësor për neglizhencë ndaj rastit të saj.

73-vjeçarja bën thirrje për ndihmë në mënyrë që rastit të saj t’i jepet një zgjidhje dhe gjendja e saj shëndetësore të përmirësohet.

Top Channel