J.Lo: Familja, gjëja më e shtrenjtë për mua

07/09/2013 00:00

Këngëtarja Jennifer Lopez edhe pse aktualisht është tepër e angazhuar me
karrieren e saj artistike ka gjetur kohe edhe për familjen.

Ylli i “Dance Again” ka kaluar nje pasdite ne shoqerine e balerinit Casper Smart dhe femijeve, vajzes Emme dhe djalit Max.

Per nje rast te tille J. Lo ka zgjedhur nje Tshirt ne te cilen eshte stampuar fotografia e Marylin Monroe si edhe nje pale atlete te markes Giuseppe Zanotti, te cilat mesohet te kene kushtuar 975 dollare.

Kengetarja per “Daily Mail” ka thene se familja eshte gjeja me e rednesishme, ndaj koha per te kaluar me pjesetaret e saj nuk duhet te mungoje asnjehere. Me heret ne nje interviste te dhene per revisten “Cosmopolitan” ajo ka thene “Para se te sillja ne jete 2 binjaket e mi, kisha vetem nje frike. Me trembte vetem karriera ime muzikore si do te vijonte ajo. Edhe pse une kisha shitur rreth 70 milione disqe, ndieja sikur nuk po e beja mire punen time”.

“Gjate kohes qe isha e martuar me Marc Antony-n ka vijuar rrefimin Lopez, ai me ndihmoi qe ta kaloja shume mire kete situate. Ai me thoshte shume shpesh “ti mban shume ngarkese dhe brengosesh per gjerat qe nuk shkojne mire ne karrieren tende. Leri gjerat te shkojne sipas rrjedhes se tyre dhe mos ji e pasigurte, pasi ti ke potencial dhe ben mire cdo gje”. Fale tij une u rrita hap pas hapi dhe kuptova se gjithcka kam arritur e kam merituar, pasi kam punuar jashtezakonisht shume.”

Ndersa tani kenegtarja duket te kete vetem frike nga familja. Ajo ka zbuluar disa detaje rreth jetes ne cift me balerinin Smart. ‘Per mua eshte shume e rendesishme qe te rrish me njeriun e duhur e te pershkosh rrugen e jetes duke pare te njejta qellime tek njeri-tjetri per mbarevajtjen e nje familjeje. Une kam standarde shume te larta dhe kam kerkesat e mia per menyren se si dua te me trajtojne. Nuk jam duke folur per gjera materiale, e ka mbyllur rrefimin e saj Lopez, por po flas per gjera te titlla si besimi dhe dashuria, te cilat pa diskutim jane thelbesoret ne nje lidhje. Kujdesem qe gjerat te shkojne mire ne familje”.

Top Channel