Video/ Trump fishkëllehet në ndeshjen e NFL në Uashington
Një person është arrestuar me dyshimin për vjedhje, shkelje dhe dëmtim kriminal, pasi kishte hequr një gardh për të hyrë në “Buckingham Palace”, bëri të ditur policia.
Ai u gjet “në një zonë aktualisht të hapur ndaj publikut përgjatë ditës”, rreth orës 22:20 me orën lokale të së hënës, njoftoi Policia Metropolitane.
Një tjetër person u arrestua jashtë shtëpisë së Mbretëreshës, me dyshimin për konspiracion për të kryer vjedhjen.
Policia tha se të dy ishin burgosur dhe hetimet ndaj këtij incidenti janë duke vazhduar. Një zëdhënës i policisë tha: “Një përmbledhje e rrethanave specifike të këtij incidenti është duke u kryer. Asnjë anëtar i Familjes Mbretërore nuk kishte qenë në “Buckingham Palace” në momentin e incidentit”.
Zëdhënësi shtoi se siguria do të bëjë pjesë në përmbledhjen e ngjarjes, ndoshta për të përmirësuar masat mbrojtëse. “Buckingham Palace” njihet si një nga 3 rezidencat zyrtare të Mbretëreshës, që shërben si shtëpi për familjen dhe si seli administrative e monarkisë.
Top Channel