Omiros, mësuesit pa paga

06/09/2013 00:00

Për të disatën herë mësuesit dhe punonjësit e shkolles greke “Omiros” në fshatin Boboshticë nuk marrin pagat e tyre.

Edhe pse prej disa vitesh shkolla greke operon ne fushen e mesimdhenies duket se prej 4 muajsh ka lene te papaguar te gjithe stafin qe punon atje. Sipas te dhenave jane plot 42 mesues, 16 prej te cileve greke ndersa pjesa tjeter shqiptare por edhe punonjes te tjere te cilet nuk kane mundur te marrin pagat e tyre prej muajit maj.

I njejti fenomen u perserit vitin e kaluar ku punonjesit mbeten te papaguar per nje periudhe 9-mujore ndersa prej çeljes se kesaj shkolle disa vite me pare mesohet se nuk ka pasur asnje problem me likujdimin e pagave.

Top Channel