Naomi Watts prezanton filmin

06/09/2013 00:00

Aktorja Naomi Watts ka prezantuar në kryeqytetin britanik filmin dedikuar princesësh Lady Diana, i cili shumë do të shfaqet edhe në kinema Imperial në fund të muajit shtator.

Filmi i cili mban firmën e regjisorit gjerman, Oliver Hirschbiegel, përqëndrohet kryesisht në 2 vitet e fundit të jetës së Dianës.

Aktorja lidhur me rolin e saj mësohet të ketë thënë ‘Jam shumë e emocionuar kur mendoj që më kanë dhënë një peshë të tillë, atë të interpretimit të Dianës. Para saj jam shumë e vogël’.

Watts gjatë premierës ka shtuar “E ndieja veten të paaftë për të reaizuar një rol të këtyre përmasave e në të njëtjën kohë isha shumë kurioze. E pranova rolin, sepse e pashë si një sfide dhe doja ta ndërmerrja”, ka thënë në tapetin e kuq Watts.

Tepër elegante, me një fustan të gjatë të bardhë aktorja ka pohuar për mediat se të interpretosh Dianën është shumë e vështirë.

Top Channel