Një prej këngëtarëve më të mëdha të botës, Beyonce Knoëles, vendosi që të festonte me sa më shumë stil ditëlindjen e saj.

E impenjuar së fundmi me një tur botëror dhe aktivitete të tjera sociale, Beyonce vendosi të largohej nga Shtetet e Bashkuara, për të vizituar me jahtin e saj disa prej perlave të jugut të Italisë.

E fotografuar në Stombli, përkrah bashkëshortit Jay Z., të bijën “Blue Ivy” dhe një grup miqsh, Beyonce shijoi rrezet e diellit, bisedat me shoqërinë, por edhe notin përreth jahtit.

Njëkohësisht, ajo u fotografua edhe me një shishe të një prej markave më të shtrenjta dhe luksoze të shampanjës, ndërsa vendosi “ta tepronte”, duke tymosur edhe një puro.


 

Top Channel