‘Tërhiqet’ Jack Nicholson

05/09/2013 00:00

Aktori Jack Nicholson, një nga më të dashurit në boten e Hollivudit do të tërhiqet nga bota e kinematografisë.

Shkak duket te jene problemet e tij serioze me memorien. Sipas rrjetit Radar Online, aktori eshte tashme 76-vjeç dhe kjo e ben ate qe te kujtoje me vonese batutat ne filma. Sipas te njejtit burim, Nicholson nuk ka me te njejten kujtese si dikur dhe kjo eshte arsyeja qe ndoshta ky eshte moemnti qe t’i jape fund karrieres se tij kinematografike.
 
Ne kete menyre, pas aktorit Sean Connery, Jack renditet mes ‘pensionisteve’ te Hollivudit. Ndryshe nga Connery, i cili po e jeton i lumtur kete periudhe pasi jo rralle eshte i ftuar te prezantoje evente te rendesishme ne Los Angelos, Nicholson nuk e mirepritur lajmin.

76-vjeçari eshte i njohur per rolet e tij te shumta ne kinematografi disa prej te cilave jane roli i shumekomentuar ne filmin “The Departed” krah Leonardo di Caprio e Matt Damon, roli i djallit ne ‘Shtrigat e Eastëikut’ e shume te tjere.

Top Channel