Sofia Vergara, më e paguara e televizionit

05/09/2013 00:00

Sofia Vergara është aktorja më e paguar e televizionit për të dytin vit radhazi. Ylli kolumbian ka fituar 30 milionë dollarë vitin e kaluar duke u bërë femra më e suksesshme në TV.

41-vjeçarja ka arritur këtë shifër marramendëse jo vetëm me serialin ‘Modern Family’, por edhe me kontratat publicitare, ku ajo ka sukses si në tregun anglishtfolës, ashtu edhe në atë spanjishtfolës.

Vergara ka një axhendë të ngjeshur në muajt e fundit të këtij viti. Sezoni i pestë i ‘Modern Family’ do të nisë më 25 shtator dhe gjithashtu, do të interpretojë në filmin ‘Fading Gigolo’ së bashku me Sharon Stone.

Top Channel