Masakra e Vlorës, autori i dyshuar në kërkim ndërkombëtar

05/09/2013 00:00

Autori i dyshuar i vrasjes së  tre persona në Vlorë 1 muaj më parë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Interpol ka publikuar në faqen e vet zyrtare foton, emrin dhe të dhënat e tjera për 22-vjeçarin Delin Hajdaraj i cili pak kohë më parë tronditi opinionin publik me vrasjen e trefishtë.

Në uebsajt jepen të gjitha tiparet e vrasësit dhe apelohet që kushdo që e ka parë të kontaktojë Interpol.

Delin Hajdaraj akuzohet për vrasjen e Sokol Isufajt, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 vjeçe, nga Vlora dhe 17-vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi. Ngjarja e rëndë ndodhi më 28 korrik të 2013 në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë pas një konflikti që Delia dhe miku i tij kishin pasur me disa djem fierakë. Të tria viktimat ishin rastësore dhe nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin e tyre.

Top Channel