Iu hoqën titujt mbretëror, Mbreti Charles akordon një shumë për shpërnguljen e princit nga rezidenca mbretërore dhe një pension vjetor
Të paktën dy besimtarë janë lënduar pasi dy persona të armatosur me
kallashnikovë, thika dhe eksploziv sulmuan një xhami shiite në Kabul.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave sulmi ndodhi në lagjen me dominim shiit, Dashte Barche, në orët e para të së enjtes.
Policia deklaron se agresorët mbanin të veshur uniforma policie dhe ishin me kombësi pakistaneze. Të dy ata u vranë pas një beteje të armatosur.
Raportohet se edhe besimtarët luftuan kundër tyre. Korrespondenti i BBC në Kabul deklaron se pavarësisht tensioneve mes afganëve sunitë dhe minoritetit shiit, shumica e sulmeve në Afganistan vitet e fundit ka pasur si shënjestër zyrtarët qeveritarë ose forcat e sigurisë.
Të paktën 55 persona u vranë dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në vitin 2011 në Kabul, në një atentat vetëvrasës në një treg të populluar gjatë festivalit të hashures.
Afganët mendojnë se strehat e sigurta të talebanëve në Pakistan janë shkaku kryesor i rritjes së dhunës në vend.
Elementë të shërbimeve sekrete pakistaneze janë akuzuar se mbështesin talebanët dhe u japin atyre strehim në territorin pakistanez, akuzë kjo e mohuar vazhdimisht nga qeveria e Islamabadit.
Por gjatë një vizite të bërë muajin e kaluar në Kabul, presidenti afgan Hamid Karzai i bëri thirrje Pakistanit që të lehtësojë bisedimet e paqes mes Afganistanit dhe Talebanëve.
Ai tha se qeveria pakistaneze duhet të krijojë mundësi për bisedime mes negociatorëve afganë të paqes dhe militantëve.
Top Channel