Gomez, e mrekullueshme në Amsterdam

05/09/2013 17:15

Selena Gomez u shfaq e mrekullueshme, në një shfaqje të cilën mbajti në Amsterdam.

21-vjeçarja këndoi dy ditë më parë në kryeqytetin holandez, duke u treguar jashtëzakonisht tërheqëse përpara dhjetëra mijëra fansave të saj.

Në “Heineken Music Hall”, e reja performoi me një palë pantallona tepër të shkurtëra lëkure, ndërsa përveç zërit, bëri për vete turmën edhe me lëvizjet e saj sensuale.

Selena është duke u përpjekur aktualisht që të shijojë sa më shumë turin e saj europian, siç tregojnë edhe datat e lërgëta midis njëra-tjetrës për mbajtjen e shfaqjeve.

Në ndalesën e saj të ardhshme, në Lisbonë, Gomez do të performojë vetëm në 11 shtator dhe kjo do të jetë shfaqja e fundit, përpara rikthimit në SHBA.

Top Channel