Aktorja Scarlett Johansson është fejuar me të dashurin e saj Romain Dauriac. Sipas revistës ‘People’, çifti është fejuar në muajin gusht dhe tashmë pritet të caktojë datën e martesës.

Johansson është parë në Venecia duke promovuar filmin e saj më të fundit ‘Under The Skin’ ditën e martë dhe është munduar të fshehë unazën nga paparacët.

Johansson dhe Dauriac kanë nisur të frekuentohen në nëntor të vitit 2012, disa javë pasi aktorja u nda nga Nate Taylor.

Nëse do të martohen, kjo do të jetë hera e dytë për Scarlett Johansson. 28-vjeçarja ka qenë më parë e martuar me aktorin kanadez Ryan Reynolds, nga i cili u divorcua në vitin 2011.

Top Channel