Eva Mendes dhe “përplasja” me të ëmën

05/09/2013 00:00

Fiziku i saj i hollë e bën atë një femër të dëshiruar nga shumë meshkuj.
Por është një grua që nuk e pëlqen pamjen e imët të Eva Mendes, mamaja e
saj.

“Do të bëja gjithçka për një rol. Për filmin “The place beyond the pines” bëra shumë stërvitje. Doja që personazhi im të ndihej tërësisht i shteruar”, thotë aktorja për numrin e revistës “Lucky”, që do të publikohet në tetor.

“Por mamaja ime nuk e kuptonte përse unë doja të dukesha ashtu. Ajo vazhdimisht më thotë se jam shumë e dobët”, vijon Eva rrëfimin e saj.

Eva ndjek një dietë të shëndetshme që i ndalon asaj konsumimin e mishit të kuq dhe pulës, edhe pse herë pas here ajo i lejon vetes të shijojë ndonjë ëmbëlsirë nga një pastiçeri kubaneze pranë shtëpisë së saj në Los Anxheles.

Rezultatet e këtij regjimi do të tregohen në faqet e revistës, ku Mendes ekspozon linjat e saj e veshur me një fustan të hollë të zi, me këpucë po të zeza dhe me takë të ulët.

Të qenit tërheqëse është diçka që eva gjithmonë përpiqet ta arrijë dhe këtu ndikon edhe fakti se ajo është një stiliste pranë “New York & Company”.

“Nuk e kisha menduar kurrë që do të bëhesha një stiliste, nëse jam me të vërtetë e tillë. Në fillim nuk isha as e sigurt nëse mund ta bëja”, tregon më tej Eva.

Top Channel