Delon: Homoseksualiteti kundra natyrës

04/09/2013 00:00

Miti francez i kinematografisë, aktori Alen Delon, ka shokuar Francen
përmes një deklarate direkte të bërë në një nga mediat franceze lidhur
me komunitetin gay.

“Homoseksualiteti eshte kundra natyres. Burri eshte bere ne menyre te tille qe te kerkoje nje femer”, mesohet te kete thene ai.

Fraza ‘anti-gay’ duket te kete krijuar jo pak diskutime ne mediat franceze por jo vetem. 77-vjeçari ka vijuar me tej opinionin e tij ne kanalin mediatik ‘France 5’ duke shtuar “Me vjen keq te pranoj publikisht se nuk ekzistojne me diferenca, nuk ka me respekt. Ne burrat jemi bere per te dashururar grate,” kane qene keto frazat qe kane lene pa fjale prezantuesen e emisionit.

Me heret aktori ne nje interviste te dhene per revisten “Figaro”, Delon ka thene me ironi se nuk eshte aspak kundra marteses gay. “Nuk me behet vone fare  nese ata martohen”, – ka thene ai,- por jam kundra adoptimit te femijeve, nje e drejte qe sipas ligjit po i jepet edhe komunitetit gay. Ndoshta po e jetoj keq periudhen time, por me duket sikur po banalizohet cdo gje qe eshte kundra natyres njerezore”, ka perfunduar aktori intervisten per “Figaro”.

Top Channel