Aktivistet e “Femen” në Festivalin e Venecias

04/09/2013 00:00

Aktivistet e “Femen” mbërritën në Festivalin e Filmit të Venecias në një nga daljet e rralla ku ato shfaqen të veshura.

Mbërritja e tyre në Venecia, të veshura me bluza të zeza me mbishkrimin “Sexstremism”, këtë herë nuk ishte për protesta, por për të marrë pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar (jashtë gare) “Ukraine is not a Brothel”, i regjisores australiane, Kitty Green ku tregohet historia e lëvizjes feministe që në dy vjet ka zënë shpesh faqet kryesore të gazetave dhe revistave për protestat e tyre “topless”.

Lëvizja nisi si një formë proteste ndaj prostitucionit, sidomos gjatë organizimit të Europianit në Poloni dhe Ukrainë dhe më vonë u zgjerua edhe “me prishjen e qetësisë” në takime të rëndësishme politike ndërkombëtare. Në qendër të aktivitetit të tyre është denoncimi dhe ndalimi “ndalimi i diskriminimit të femrave”.

Top Channel