Miley Cyrus është bërë prej një jave temë bisede pas kërcimit të saj tejet provokues në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards së bashku me këngëtarin Robin Thicke.

Pozat e turpshme skandalizuan teleshikuesit dhe këngëtarja ka deklaruar për ‘Daily Mail’ se nuk ishte mirë në atë moment e për këtë arsye bëri ato budallallëqe.

“Kam shumë probleme. Të gjithë bëjmë budallallëqe kur nuk ndihemi mirë. Unë fle vetëm 45 minuta në ditë dhe njerëzit duhet të më kuptojnë”, tha Cyrus, e cila ka disa kohë që po mundohet të “fshijë” të kaluarën e saj si Hanna Montana dhe të paraqitet si e rritur në sytë e publikut.

Në një intervistë në fillim të këtij viti për ‘Billboard’, Miley u shprehte: “Kur njerëzit dëgjojnë këngët e mia të vjetra, më vjen shumë inat. Dua të nis një karrierë nga e para.”

Top Channel