West, në dasmën e të birit të presidentit kazak

02/09/2013 19:05

Kanye West do të fitojë udhëtojë në Kazakistan, për të kënduar në ceremoninë e martesës së presidentit Nursultan Nazarbayev.

Presidenti i Kazakistanit, do të plotësojë kështu tekën e të birit, duke i paguar këngëtarit amerikan një shumë prej tre milionë dollarësh, për disa orë shfaqje.

Nazarbayev vlerësohet që të ketë një pasuri prej disa miliarda dollarësh, si rrjedhojë e interesave të tij në naftën që eksporton vendi, por shpesh ai është konsideruar edhe si një diktator, i cili manipuloi gjerësisht zgjedhjet e vitit 2011.

Njëkohësisht, Kazakistani konsiderohet si një prej vendeve më problematikë, përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Top Channel