“Premtoj të të dua, i pasur apo i varfër”

02/09/2013 00:00

“Në të mirë e në të keq, sëmurë apo jo, i pasur apo i varfër, premtoj të të dua dhe të të respektoj cdo ditë të jetës time”.

Ky besohet se është mesazhi i të fejuarës së Silvio Berlusconi-t,  27-vjeçares Francesca Pascale që fillimisht qarkulloi në rrjet e më pas u mor edhe nga mediat italiane që jo pak e kanë komentuar plot “djallëzi”.

“Sigurisht që ka rrezikuar shumë duke i premtuar dashurinë edhe në varfëri”, thuhet në njërën prej tyre.

Mesazhi mendohet se i është adresuar “Kavaljerit” nga profili i “What’s Up” i 27-vjeçares.

Top Channel