Ambrosio, një nënë në plazh

02/09/2013 18:40

Si një prej modeleve më të njohura të “Victoria’s Secret”, Alessandra Ambrosio njihet prej kohësh për trupin e saj të mrekullueshëm.

Braziliania, e cila është mësuar që të udhëtojë në plazhet më të bukura të botës për arsye profesionale, këtë herë “zbarkoi” në Santa Monica, në Los Anxhelos, për të shijuar rrezet e diellit së bashku me familjen e saj.

Ndonëse 32-vjeçare, Ambrosio dëshmoi për linja të shkëlqyera, sidomos duke marrë në konsideratë faktin që ajo është nënë e dy fëmijëve, me vajzën Anja të shfaqur në foto.

 

Top Channel