Milan, Matri: Kthehem në shtëpi

30/08/2013 00:00

“Më në fund, pas 10 vitesh po kthehem në shtëpi. Kishte edhe skuadra të tjera që më donin, por unë këmbëngula që të vija tek Milani. Gjej një trajner që e njoh dhe një fanellë me numrin 9 që e ëndërroja që fëmijë kur e shihja të veshur nga Van Basten, Weah dhe Inzaghi.”

Këto janë fjalët e para të Alessandro Matri si lojtar i ri i Milanit. Ish-sulmuesi i Juventusit pranon se bardhezinjtë janë favoritë për titullin kampion, por shtoi se “Milani do të bëjë gjithçka për ta penguar në fitimin e titullit të tretë radhazi”.

Duke folur për Botërorin e vitit 2014, Matri tha: “Është objektivi im të marr pjesë, por duhet të luaj mirë me Milanin fillimisht.”

Alessandro Matri ka dalë nga ekipet zinxhir të Milanit dhe në vitin 2003, disa ditë para se Milani të fitonte Champions League në finalen ndaj Juventusit, ka debutuar me kuqezinjtë në ndeshjen Piacenza-Milan të përfunduar me rezultatin 4-2.

Top Channel