Portokallia ndez sheshin Skënderbej/ Humor, muzikë dhe duartrokitje në Tiranë, turi veror vijon drejt Cërrikut
Ndonëse ndërruan jetë më parë gjatë vitit, James Gandolfini dhe Cory Monteith do të rikthehen nga shtatori edhe një herë të fundit në ekranet televizive.
Gjiganti i serialit “Sopranos”, Gandolfini, i cili u shua për shkak të një infarkti të pësuar në Romë në moshën 51-vjeçare, rikthehet me rolin e tij të fundit në komedinë “Enough Said”.
Për ironi të fatit, roli i Cory Monteith është i njëjtë me atë që i shkaktoi vdekjen.
Ylli i serialit “Glee”, i cili u nda nga jeta për shkak të një mbidoze në moshën 28-vjeçare, luan rolin e një toksikomani në “McCanick”.
Gjithashtu, ai është protagonist edhe i një filmi dramatik në transmetim, “All the Wrong Reasons”, që ka në qendër të vëmendjes jetën e disa personazheve, pas disa ngjarjeve traumatike që i ndodhin secilit.
Top Channel