Së fundmi, Beyonce mbajti një koncert të suksesshëm në Londër.

Por, suksesi ka çmimin e tij. Me një trupë prej dhjetëra personash, që e shoqëron Beyoncen në turet e saj për të organizuar deri në detaje gjithçka për të cilat ka nevojë mbajtja e një koncerti, çmimi për një darkë shkon deri në 1 400 stërlina.

Kështu dëshmoi një faturë e publikuar në rrjetin “Twitter”, e porosisë që përshinte midis të tjerave 58 krahë pule, 48 pula të plota, 12 hamburgera, 24 porcione oriz dhe të tjera, për një total prej 1 444.10 stërlinash.

Top Channel