Bukuria natyrale e një “Charlie’s Angel”

14/08/2013 18:20

Në moshën 33-vjeçare, aktorja Minka Kelly tregoi arsyet se përse u fotua më parë gjatë vitit nga revista erotike “Esquire” si femra më tërheqëse e planetit.

Aktorja, protagoniste e serialit “Charlie’s Angel” (për të mos u ngatërruar me filmin me të njëjtin titull) shfaqi të gjithë hiret e saj me një forcë shpërthyese, ndërsa veshi një fustan të hapur nga pas në premierën e filmit të saj të fundit, “The Butler”.

Kelly, tërheqja e vërtetë e mbrëmjes, parakaloi në tapetin e kuq së bashku me të dashurin e saj të ri, Chris Evans, përpara se të ndiqej nga personalitete si Oprah Winfrey, Forest Whitaker, Live Schreiber dhe James Marsden.

 

 

Top Channel