“Hungërrima” e Katy Perry

13/08/2013 21:20

Katy Perry është gati të rikthehet bujshëm në tregun muzikor nëpërmjet një “hungërrimë”.

Të paktën kështu quhet kënga e saj e re, e cila përfshin efekte të shumta dhe madje edhe një tigër në videoklip.

E ndërsa videoklipi u prezantua këtë të martë, rikthimi i madh do të jetë ai i datës 25 gusht, kur këngëtarja do të interpretojë singëllin “Roar” në skenën e madhe të “MTV Video Music Awards”.

Top Channel