Me vetëm dy pikë të fituara në katër javët e para të kampionatit rus, me një situatë të rënduar financiare për shkak të adminsitrimit të dobët dhe pamundësisë për t’u kualifikuar në Champions League, Anzhi Makhachkala ka vendosur që të bëjë shkurtime, duke nisur nga Samuel Eto’o.
Kamerunasi, i cili në dy sezonet e fundit është shndërruar në futbollistin më të paguar në historinë e futbollit, me një pagë neto prej 20,5 milionë eurosh për sezon.
Pronari miliarder, Suleiman Kerimov, në dy sezonet e fundit ka shpenzuar 200 milionë euro vetëm në blerje për skuadrën, por i ndërgjegjësuar që paratë nuk blejnë suksesin, ka vendosur të përqendrohet në blerje të goditura, me një buxhet shumë më të kufizuar.
Kështu, Anzhi i ri do të ketë një buxhet prej 50-70 milionë eurosh në sezon dhe nuk do të jetë më një klub “sheikësh”.
Megjithatë, në mënyrë që të ndahet nga e shkuara, duhet edhe konsensi i Eto’o. Ndonëse blerësit potencialë për 33-vjeçarin nuk do të mungojnë, në mënyrë që ai të largohet nga Anzhi duhet të pranojë një reduktim drastik të pagës, për sezonin e mbetur në kontratë.
Top Channel