Messi-Ronaldo-Ribery, finalistët e UEFA-s

06/08/2013 19:15

Tre finalistët për çmimin e Futbollistit më të Mirë të Vitit 2012-13, sipas UEFA-s, janë Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Franck Ribery.

Lista e treshes finaliste u publikua ditën e martë nga UEFA, ndërsa fituesi do të shpallet në të njëjtën ceremoni në të cilën do të hidhet edhe shorti i fazës së grupeve, në 29 gusht.

Kjo treshe u përzgjodh nga një grup gazetarësh nga vende të ndryshme europiane, ndërsa votimi do të bëhet live gjatë ceremonisë që do të zhvillohet në Monako.

Ndërsa Messi dhe Ronaldo janë një dyshe e zakonshme në katër vitet e fundit si në pretendentët për të fituar Topin e Artë, ashtu edhe në tituj të tjerë personalë, Ribery duket se ka përfituar edhe prej suksesit të Bajernit të tij në Champions League.

Lista e dhjetë futbollistëve më të mirë të sezonit, nga e cila u përzgjodh treshja finale, përfshinte edhe Robert Lewandowskin, Arjen Robben, Thomas Muller, Gareth Bale, Bastian Schweinsteiger, Zlatan Ibrahimovic dhe Robin van Persie.

Top Channel