“Legjenda nuk vdes kurrë”

06/08/2013 00:00

“Legjenda nuk vdes kurrë”. Kjo ka qenë kryefjala e protestës së tifozëve vlonjatë ndaj vendimit të fundit të drejtuesve të Flamurtarit për të mbajtur në ekip vetëm futbollistë nga Vlora.

Protesta e grupimit të tifozëve “Flota Kuqezi” ishte konceptuar disi ndryshe, nuk shahej askush por festonin të gjithë, ku nuk kanë munguar as brohoritjet, daullet, boritë, si dhe fishekzjarret.

Pjesëtarët e këtij grupimi tifozësh theksojnë se vendimi i drejtuesve të klubit është i gabuar për momentin, pasi shumë shpejt do të startojë dhe sezoni i ri.

“Vërtetë duhen çuna vlonjatë, por këto gjëra duhet të arrihen gradualisht, pasi të pretendosh për kampion dhe të luftosh për mbijetesë janë dy gjëra komplet të kundërta”, deklaroi Arbër Breshani, kreu i tifozëve kuqezi.

Ndërkohë, trajneri Gjoka ka vazhduar të hënën stërvitjen me skuadrën e Flamutarit, por me një ndryshim të madh.

Duke filluar nga kjo javë nën urdhërat e tij do të jenë futbollistë të ardhur nga ekipet e moshave të Flamurtarit, të cilët do të tentojnë të zëvendësojnë lojtarët jabanxhi që u larguan nga Vlora për shkak të financave.

Top Channel