Aguero, gati të paguante rrogat e ish-klubit

06/08/2013 20:00

Futbollisti i Manchester City, Kun Aguero, ishte i gatshëm të paguante pagat e prapambetura të lojtarëve të ish-skuadër së tij, Indepentienes.

Kështu zbuloi të martën e përditshmja argjentinase “El Clarin”.

Klubi refuzoi ofertën që i mbërriti nëpërmjet babain dhe arriti të zgjidhte vështirësitë e tij ekonomike, por Aguero ishte i gatshëm të paguante pagat e prapambetura të futbollistëve, një shumë që varionte në disa qindra mijëra euro, si shenjë afeksioni ndaj klubit të tij të zemrës.

Aguero veshi fanelën e Indipentiens në vitet 2003-06, përpara se të transferohej në Europë tek Atletico e Madridit për 20 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA