Skandal fiksimesh në kampionatin spanjoll
05/08/2013 19:25
Skandali i fiksimit, i rikthyer në qendër të vëmendjes në dy procese të zgjatura në Itali në dy vitet e fundit, tashmë është zgjeruar edhe në Spanjë.
Ishte vetë presidenti i Ligës së Futbollit Profesionist në Spanjë, Javier Tebas, ai që bëri të ditur këtë të hënë se janë marrë nën hetim nëntë takime, të dyshuara për mundësinë e fiksimit.
“Janë tre ndeshje të Primera Division dhe gjashtë të Liga Adelante (Kategoria e Dytë) nën hetim për fiksim të mundshëm. Nuk mund të zbuloj të gjithë ndeshjet e dyshuara, për shkak hetimi, por mund të konfirmoj se midis tyre ndodhen ndeshjet Girona-Xerez, Hercules-Racing dhe Levante-Deportivo. Dosjet janë dorëzuar në prokurori”, deklaroi Tebas.
Top Channel