Luciano Spalletti dhe fjalori i tij unik, 10 frazat më të spikatura gjatë prezantimit Kukësi vazhdon të mbetet një nga skuadrat më shumë model se sa surprizë tashmë, në këtë verë të nxehtë europiane edhe për futbollin shqiptar.
Në raundin e tretë ata kanë arritur të kalojnë me sukses ndeshjen e parë, përballë një kundërshtari që në letër as mund të guxonin ta mendonin rezultatin pozitiv.
Megjithatë, fitorja 2-0 për trajnerin Cungu, duke ditur edhe forcën e kundërshtarit, është një rezultat i mirë, por jo i sigurtë.
“Futbolli është një sport i çuditshëm, që shpesh herë ka pasur rezultate të papritura. Ne nuk do të fluturojmë, por do të qëndrojmë me këmbë në tokë. Rezultati është i mirë, por nëse nuk djersisim do të kemi probleme serioze”, deklaron Cungu.
Mbërritja shumë pranë zonës së play off-it të Europa Legue, një rekord ky për futbollin shqiptar, tashmë ky objektvi i ri për skuadrën e Kukësit vlen më shumë se sa një premio financiar, ose të paktën e kalon atë në plan të dytë.
“Duhet të bëjmë maksimumin jashtë energjive tona, të cilat duhet t’i shfaqim në fushën e lojës. Fakti që jemi një hap larg turit të tretë do të ishte një mëkat të mos e arrinim këtë objektiv jo vetëm për Kukësin, por gjithë futbollin shqiptar”, thekson Cungu.
Problemi më i madh në pamje të parë për skuadrën e Kukësit, e cila niset mëngjesin e së mërkurës për në Ukrainë, janë dëmtimet dhe mungesat.
Një mungesë e rëndësishme është Malakrne, i cili me 99% të mundësive nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit, ashtu si edhe Musolli. Gjithësesi, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe mbi të gjitha e motivuar për t’ia dalë mbanë sërish.
Top Channel