Hidhet shorti për Kategorinë e Parë
05/08/2013 00:00
Sot në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i Kategorisë së Parë që do të startojë me 31 gusht dhe do të mbarojë më 10 maj të vitit të ardhshëm.
Ky kampionat, në të cilin marrin pjesë 16 skuadra, do ta mbyllë fazën e parë më 21 dhjetor, ndërkohë që fazën e dytë do ta nisë në shkurtin e vitit tjetër.
Dinamo do ta nisë këtë sezon futbollistik me ndeshjen përballë Veleçikut, Elbasani do të presë Tërbunin, skuadra e Tomorit që ra nga Superliga do të ndeshet me Himarën.
Ekipi i Shkumbinit, i cili rikthehet pas shumë vitesh në Kategorinë e Parë, do të ndeshet me Apoloninë, një tjetër skuadër kjo që sezonin e kaluar ra nga Superliga.
Top Channel