Gjermania Perëndimore doponte atletët?

05/08/2013 18:00

Zyrtarët gjermanë kërkuan publikimin e një studimi pjesërisht të publikuar, i cili supozon se Gjermania Perëndimore ishte përfshirë në një program sistematik të dopimit të atletëve.

Shkalla e plotë e dopingut në Gjermaninë Lindore komuniste u zbulua pas ribashkimit në vitin 1990.

Megjithatë, tashmë ka shqetësim se shumë prej rezultateve që Gjermania Perëndimore ka arritur në sporte, mund të jenë ndikuar nga substancat e ndaluara, në një kohë kur mungonin kontrolle të sofistikuara anti-doping.

Sipas të përditshmes “Sueddeutsche Zeitung”, ka prova se laboratorët gjermano-perëndimorë u angazhuan në prodhimin e drogave të përmirësimit të rendimentit sportiv, përfshirë steroide, testosteron, oestrogen dhe EPO.

Programi duket se nisi që në fillimin e viteve 1970, por nuk ka prova të qarta nëse ai është përdorur ndonjëherë tek atletët apo pjestarët e ekipeve të sporteve të tjera, si futbolli, të paktën deri në hapjen e plotë të arkivave.

Gjermania Perëndimore, nga viti 1954, deri në vitin 1990, fitoi tre herë titullin botëror në Botërorët e futbollit për meshkuj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA